Janë zbuluar detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 4 të plagosurëve mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Bëhet me dije se Arben Dani dhe Azbi Selmanaj ndodhen në pavion dhe janë jashtë rrezikut jetën.

Ndërkohë daja i dy vëllezërve Çela, Edmond Crroj i cili mbeti i plagosur në pjesën e barkut, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu e rënduar është gjendja shëndetësore e vëllait të viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat.