Lulzim Basha të enjten në mëngjes ka mbërritur në seli sapo është njoftuar se Komisioni i Rithemilimit të PD-së do të zhvillonte disa takime ek godina e Partisë Demokratike.
Sapo ka mbërritur, kreu i demokratëve ka preferuar të ndalet në një nga lokalet pranë selisë së PD-së, për të konsumuar kafenë e mëngjesit me disa gazetarë që mbulojnë aktivitetet e PD-së.
Ndërkohë një grup deputetësh mbështetës të ish-kryeministrit Berisha janë nisur edhe sot drejt selisë së PD-së.





