Ndodh në Vlorë! Një qytetar ka dalë totalisht i zhveshur në mes të qytetit.

Siç shihet në videon që ka publikuar “BalkanWeb”, qytetari, që duket se është i ri në moshë, ecën nudo në bulevard pa e prishur fare terezinë.

Ai ecën i zhveshur teksa rruga është e mbushur me njerëz dhe dyqanet janë të gjitha hapur.

Nuk dihet nëse ai ishte i dehur apo vuan nga probleme të shëndetit mendor.