Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për krimin e ndodhur në Vaun e Dejës, ku shtetasi Niko Hila, 55 vjeç, ka ekzekutuar me kallashnikov 40-vjeçaren Xhuliana Topallin.
Policia bën me dije se këta dy persona dikur bashkëjetonin.
Pas krimit të kryer, 55-vjeçari ka tentuar të vetëvritet, por si pasojë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e parë nga mjekët.
Njoftimi i Plotë:
Vau i Dejës/ Informacion paraprak
Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.





