Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur të kalojë këtë të dielë në Kalanë e Petrelës.

Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social nga kalaja teksa shijon një kafe turke.

Pasi ka pirë kafen, Fevziu ka vendosur që të marrë një tjetër rol, atë të ‘fallxhorit’, duke lexuar fatin në llumin e kafesë.

“Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit, ndërsa videon e etiketon me mbishkrimin: Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri.