Gjyqtarja Enkelejda Kapedani, e cila u bë e njohur për publikimin e videove të saj në “Tik-Tok” teksa bënte sfilatë në zyrë, është pezulluar nga detyra me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.
Kapedani ka pranuar shkeljen disiplinore dhe ka shprehur pendesë për veprimet e saj brenda institucionit të gjykatës.
Kjo ka bërë që KLGJ të kërkojë marrëveshje me gjyqtaren, një kërkesë kjo që është pranuar dhe nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.
Duke u nisur nga fakti se Kapedani pranoi shkeljen disiplinore, KLGJ vendosi një masë më të butë, pra atë të pezullimit nga detyra dhe marrjen e pagesës minimale për 6 muaj.