Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë, që kanë mbetur pa kryetar.
Në shkresën e KQZ thuhet se pa kryetarë janë tre bashki: Shkodra, Vora dhe Dibra, ndërsa nuk ka dijeni në lidhje me bashkitë Lushnje, Durrës dhe Rrogozhinë.
Disa ditë më parë presidenti Meta, në një konferencë për mediat tha se menjëherë pasi KQZ të jepte informacionin për bashkitë pa kryetar, do të shqyrtonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.