Pjesë e axhendës së Presidentit turk ishte edhe inagurimi i xhamisë së restauruar të Et’hem Beut.

Bashkë me Kryeministrin Rama ata prerë shiritin për hapjen e xhamisë.

“Me këtë rast i lutem Allahut që pasi të hapet xhamia, lutjet dhe adhurimet që do të bëhen në xhami të pranohen te i madhi Zot. E lus Zotin, mos na lërë pa fe, pa atdhe, pa minare, pa dashuri, pa ujë dhe pa ajër. Me respekt dhe me dashuri për të gjithë ju që na dëgjuat deri më të tani”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij.

Një episod i kapur në kamera ishte teksa një vajzë u përlot gjatë këtij fjalimi të Presidentit turk.

Menjëherë pas cereminisë në xhaminë e Et’hem Beut presidenti turk pritet t’i drejtohet Aeroportit Nënë Tereza për t’u larguar drejt Turqisë.