Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njofton se ka folur me presidentin Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Celibashi thotë se data 6 mars është e përshtatshme, pas i jep më shumë kohë institucionit për përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.
“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, ka shkruar Celibashi.