V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA