Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka paralajmëruar çdo punonjës policie që shfaq sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve, se do të merren masa konkrete.

Në një deklaratë për mediat, drejtori Nano u shpreh:

“Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin të çdo puonjësi policie të dilet në masa konkrete.

Unë nuk jam për një polici të dhunshme me qytetarët, por një polici profesionale e me rezultate të qarta”.

Kujtojmë që rasti më i fundit ishte një ditë më parë, gjatë përplasjes së banorëve të lagjes “5 Maji” me policinë.

Një nga efektivët e policisë ka ofenduar qytetarin e shoqëruar në furgonin e policisë duke e quajtur “pederast”.