Veriu, verilindja e vendit dhe një pjesë e juglindjes së vendit janë pushtuar nga dëbora.

Autoriteti Rrugor Shqiptar paraqet një gjendje të akseve rrugore ku ka rënë dëborë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë shumë kujdes. Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

NJOFTIMI

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore❄️Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

🚜Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës

🚧⚠️Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”👮‍♂️#ARRSH#MIE