Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar disa javë më parë me urdhër të SPAK, ka përfunduar në spital.
Koka ka shfaqur probleme shëndetësore, konkretisht ka pasur çrregullime të sistemit kardiak dhe për këtë arsye është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Burgjeve.
Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit, për dosjen e inceneratorit në Elbasan.