Vendi ynë është përfshirë nga mot i ftohtë, ndërsa paralajmërohet se në orët në vijim do të ketë temperatura më ekstreme, me rëndësi është situata në rrugët e vendit.
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor, ndërkohë që “Albanian Highway Concession”, firma kontraktore e mirëmbjatjes së rrugës, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në Rrugën e Kombit.
NJOFTIMI:
Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.
Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në “Rrugën e Kombit”:
📍Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
📍Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
📍Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë
📍Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400