Teksa në vendin tonë kanë nisur reshjet e shiut dhe të dëborës, pritet që të vijojnë reshjet të shoqëruara me temperatura të ulëta Për këtë, UKT bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës duke theksuar se duhen marrë masa parandaluese.

“Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit.

Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.

Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, për çdo problematike ofrojnë numrin e kontaktit 08004488, duke thënë se inxhinierët dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë.