Mjaftoi një recitim sipas traditës së vjetër të nxënësve i Presidentit Meta dhe tashmë rrjeti po mbushet plot me memet e Tij.
Pak ditë më parë Meta u filmua në Korçë duke recituar vargjet e Naimit me këmbë e duar.
Aq u desh! Trendi i ri nisi, e gjithashtu e sfida.
Sfida u nis nga aktori i humorit, Agron Llakaj, që i dedikoi një poezi cigares.
‘Me rastin e hapjes së konkursit të poezisë nga Ilir Meta drejpërsëdrejti nga qyteti i Korçës, do jem dhe unë pjesë, nuk dua çmim, mjafton pjesmarrja. E dashur dua të bëhem cigare të mbes në buzët e tua, sa herë që ta thithësh të më kujtosh mua. Por jo e dashur, ti gjithmonë e prish planin, kur unë bëj një cigare unë e lë duhanin,’- thotë aktori në video.
Përpjekje e mirë, por jo aq sa duhet. Teksa Meta xhironte në borë, aktori ndodhej në rehatin e shtëpisë së tij. Eliminohet!
I radhës e vazhdoi garën, aktori tjetër i humorit Salsano Rrapi. As ky nuk ka dalë në dëborë, por në ballkon.
“Lum për lagjen që unë kam, tek pallati me tulla të kuqe. Iu kam të gjithëve shumë xhan, edhe ty moj Burbuqe”.
Ata i ka shoqëruar edhe Gjergj Luca.
Nisni pra recitimin. Sfida vazhdon!