Qëndresa Qytetare ka protestuar sot përpara ministrisë së Arsimit për vendimin e kësaj të fundit që gjatë kësaj jave tre ditë shkollat të jenë të mbyllura për shkak të të ftohtit.

Përfaqësues i kësaj qendre, Migen Qiraxhi, tha për mediat se vendimi është marrë pasi shkollat vuajnë nga mungesa e ngrohjeve.

Ai theksoi se duhet shtuar presioni i prindërve e mësuesve ndaj institucionit arsimor, në mënyrë që të ketë përmirësim të situatës.

“Ne nuk jemi këtu për të kuptuar ministren që ka marrë përsipër të bëjë meteorologen, nuk është ftohtë vetëm sot në 24 nesër në 25 kjo është situatë ku ne nuk mund të dalim kundër stinës, askush s’mund të surpirozhet që në janar e shkurt bën ftohtë. Kjo ministri sot shohim që lihen fëmijet pa arsim e nuk menaxhohet dot situata e ngrohjes në shkolla”, tha Qiraxhi.

Aktivistët protestues kishin sjellë para ministrisë edhe disa ngrohëse në formë simbolike për protestën e tyre.

Arsimi në vend sot është kthyer në momentin që e ka lënë dhe Migjeni, një kafshatë që nuk kapërdihet, nxënësit prindërit duhet të kapërdijnë sot këtë kafshatë cdo mëngjes.

Në ditën ndërkombëtare të arsimit shohim shpenzime luksi e investime marramendëse por në gjithë këtë situatë që vendi ka një ministri që duhet të menaxhojë fondet, ligji qytetarëve i jep ngrohje, por nuk ia jep ministrja, ligji qytetarëve u jep infrastrukturë por infrastrukturën e mban ministrja”, tha ai.