Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufi. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në vendin fqinj duhen tre doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.
Në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.
Të shumta kanë qenë reagimet pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-covid nga qytetarë, por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake.