Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko tha se ka ardhur koha që të kthejnë vëmendjen te sektori bujqësor.

Sejko renditi arsyet se pse kreditimet në sektorin e bujqësisë janë të ulëta dhe se tashmë ka ardhur koha që sektori bankar të rrisë më shumë vëmendjen te bujqësia.

Ai u shpreh se problemet me kreditimin janë evidentuar dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e axhendave.

Duke qëndruar larg emocioneve negative që mund të ngjallë memoria e kooperativave ineficente të komunizmit, Sejko u shpreh se fermerët duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të bashkohen për të përfituar.

“Aktualisht sektori bujqësor përfiton 1.7% të financimit që bankat ofrojnë për biznesin privat. Ky raport nuk ka ndryshuar me gjithë risitë e fundit dhe mbetet larg nevojave reale . Problemet e kreditimi janë evidentuar prej kohë dhe një pjesë mbetet ende relevante. Një pjesë janë drejt adresimit, zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e axhendave tona

Arsye e parë e kreditimit të ulët ka të bëjë me rrezikuan e lartë që ka investimi në bujqësi. Ky rrezik është drejt reduktimit.

Duke konstatuar përgjigjen pozitive që sektori bankar i ka dhënë kësaj skeme, ku 4 banka janë pjesë e kësaj skeme, inkurajoj edhe bankat e tjera.

Arsye e dytë e nivelit të ulët të kreditimi në bujqësi është fragmentarizimi i tokës bujqësore. Kjo pengon gjenerimin e zhvillimit.

Larg emocioneve negative që mund të ngjallë memoria e kooperativave ineficente të komunizmit mendoj se ka nevojë për një ndërgjegjësim më të madh të fermerit shqiptar për krijimin e skemave kolektive të ndarjes së rrezikut të bazuar mbi iniciativën e lirë. Këto përmirësojnë aksesin e fermerëve në kredi dhe shansin e tyre për sukses.

Arsye e tretë ka të bëjë me mungesën e një kolaterali të shëndoshe. Në shumë raste titulli i pronësisë mungon. Skema e garancisë sovrane ofrojnë zgjidhje. Megjithatë adresimi afatgjatë duhet të kërkojë më shumë vëmendje nga autoritetet lokale. Ka ardhur koha që sektori bankar të rrisë vëmendjen ndaj sektorit bujqësor.”, tha Sejko.