Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka dhunuar vëllanë e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





