Profesori i Biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci është bërë viral në rrjete sociale pasi publikoi video duke kërcyer. Nuk munguan komentet e rënda, vecanërisht për nënën e tij.
Paci ka reaguar duke thënë se njerëzit nuk duhet të bëjnë paragjykime pa argumente. Ai ka thënë se ka respekt për deputeten Fjolla Ujkani dhe ka pranuar faljen që i ka kërkuar ajo.
“Më njoftuan se ka kërkuar falje publike. Të mençurit falin në atë aspektin nuk hakmerren. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit. Zoti ia kthen dhe le të jetë në ndërgjegjen e saj. Unë kam respekt për të, ajo ka qenë nxënëse në shkollën tonë.
Respekt edhe për to. Unë mendoj që kam pasur të drejtë dhe sa i përket valleve kombëtare, promovimit, kultivimit dhe ruajtjes së traditave shqiptare do të vazhdoj të publikojë video që kanë përmbajtje për të vetmen arsye që mos t’i harrojmë traditat tona”, tha ai për Paparacin.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani tha se vallëzimi i profesorit është i pahijshëm e denigrues dhe madje kërkoi që shkolla të marrë masa. Më pas deputetja u pendua dhe kërkojë ndjesë publike për deklaratat e saj.





