U kapëm me kokainë edhe mijëra euro në lavanteri, në pranga shqiptari dhe pronari italian.

Ekipi gjyqësor i Policisë Bashkiake të Riminit organizoi një operacion blic në një lavanderi ku u bë e mundur sekuestrimi i një sasie droge dhe një sasi të konsiderueshme eurosh.

Sipas mediave italiane, efektivët e Policisë së Shtetit dyshonin për aktivitetin që zhvillohej në lavanteri prej kohësh, ndaj dhe hynë për të kontrolluar dyqanin.

60 gramë kokainë dhe 30 mijë euro cash u gjetën të fshehura mes detergjentësh. Në pranga ka përfunduar një 45-vjeçari shqiptar dhe pronari i biznesit, një 56-vjeçar nga Rimini.

Në gjyq, shqiptari pretendoi se ai nuk ishte një tregtar droge dhe se droga dhe paratë e tjera, ia kishte dhënë një shok, e se nuk ishin të tijat.

Nga ana tjetër, pronari ka mohuar të ketë dijeni për praninë e drogës në lavanderi, duke thënë se nuk ka gisht në trafikun e kokainës e as nuk e kishte idenë ç’kishte fshehur shqiptari në biznesin e tij.

Gjykata caktoi seancën e radhës për në 3 mars të këtij viti për të vendosur mbi çështjen e dy të arrestuarve për kokainë.