Një automjet tip Volkswagen është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Elbasan – Peqin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, teksa mjeti ishte në lëvizje.
Makina Volkswagen Polo mori flakë dhe u dogj pjesërisht. Por fatmirësisht, drejtuesi Xh.B. 58 vjeç mundi të dilte nga mjeti. Asnjë person nuk u lëndua.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





