Një 60-vjeçar nga fshati Veterrik në rrethin e Beratit, ka rënë në një kanal rreth 10 metër të thellë, gjatë rrugës së kthimit për në fshat.
Arben Qorri kishte shkuar në Spitalin Rajonal të Beratit për të bërë disa analiza pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid.
Pas marrjes së mjekimeve ai po kthehej në këmbë për fshat, ndërsa në një moment, ai ka rënë në kanal, duke u plagosur rëndë.
Mendohet se 60 vjeçari ka patur luhatje tensioni dhe si pasojë është rrëzuar, duke rënë në kanal. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.





