Një godimë është përfshirë nga flakët në lagjen e vjetër të Bulqizës mbrëmjen e kaluar .
Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale dhe në të banonin katër familje. Ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka.
Edhe pse zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur që të vënë nën kontroll flakët të cilat dogjën gjithçka.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





