Incidenca e vdekshmërisë nga kanceri është dyfishuar në 3 dekadat e fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetiti Publik, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë nga kancerët është rritur ndjeshëm, pasi nga 79 vdekje për 100 mijë banorë në vitet `90, në 2010 u vlerësua se ishte 125.5, ndërkohë që në 2019 rezulton se është 173 vdekje për 100 mijë banorë.
Në vendin tonë humbasin jetën nga tumoret 3600 persona në vit.
10 nga sëmundjet kancerogjene më jetë kërcënuesë janë kanceri i mushkërisë, i stomakut, ai i mëlçisë, pankreasit, kanceri i gjirit, i zorrës së trashë, kanceri i prostatës, ai i sistemit nervor, limfomat dhe kanceri endometrial ose si quhet ndryshe kanceri i mitrës.
Kanceri më agresiv, i cili është shkaktari kryesor i vdekshmërisë është ai i mushkërisë. Sipas Instititut të Shëndetit Publik, kanceri i mushkërive është shkaktari i 23.3% të vdekjeve në total nga sëmundjet tumorale në Shqipëri. Ndërkohë që ky lloj kanceri ka dhe numrin më të madh të rasteve të reja, pasi diagnostikohen 850 raste në vit.
Më pas renditet kanceri i stomakut me rreth 11% të fataliteteve ai i mëlçisë dhe i pankreasit, të cilat të marra sëbashku janë shkaktarët e 14% të vdekjeve nga tumorat.
Një tjetër kancer vdekjeprurës në vend është edhe ai i gjirit, i cili përbën 6.2% të vdekjeve. Shkak i vdekshëmrisë kaq të lartë nga kanceri i gjirit është diagnostikimi i vonë i tij. Gjatë një vitit diagnostikohen rreth 720 raste të reja me kancer gjiri, me një incidencë në rritje 50 raste për 100 mijë banorë.
Sipas ekspertëve, identifikimi i hershëm,sjell që kanceri t’i përgjigjet trajtimit dhe probabiliteti i mbijetesës është më i madh.
Përmirësimi i stilit të jetesës duke përfshirë ushqyerjen e shëndetëshme, dhe shtimi i aktiviteti fizik mund të ulin rrezikun e njerzve për t’u prekur nga kanceri.
Klan News