Një tjetër aksident është regjistruar sot te kthesat e Murrashit në Librazhd, ku një autobus me pasagjer ka dalë nga rruga dhe rrezikon që të bjerë në lumin Shkumbin.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit ku pak ditë më parë ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, pasi automjeti ku ata ndodheshin doli nga rruga dhe përfundoi në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ka qenë një manovër e shoferit që ka parandaluar pasoja fatale të aksidentit.

Mësohet se shoferi është përplasur me një pirg me dhe që ka parandaluar që autobusi të bjerë në Shkumbin.