“Shqipëri, DurrësLajm: Zëri i Durrësit” është artikulli që Journalift i kushton këtë muaj “DurrësLajm”, mbi arritjet e deritanishme dhe rezultatet e suksesshme që media jonë ka arritur në kuadër të projektit “Media for All”, me të cilin po punon prej një viti.

Kjo media e vogël nga qyteti i Durrësit zbatoi me sukses planin e biznesit, krijoi përmbajtje me interes vendor, përmirësoi pajisjet teknologjike dhe rriti trafikun dhe të ardhurat e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull, teksa në një intervistë me Anisa Curraj nga Thomson Foundation, botuesja e “DurrësLajm”, Fatmira Prodani shpjegon më me detaje vlerat shtesë që kemi sjellë për komunitetin, ndryshimet pozitive që stafi i “DurrësLajm” ka pësuar gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi me projektin “Media for All” etj.

*Çfarë është Journalift?

(Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Journalift e sheh veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.)

Më poshtë, ARTIKULLI i plotë nga “Journalift“:

Kjo media e vogël nga qyteti i Durrësit zbatoi me sukses planin e biznesit, krijoi përmbajtje me interes vendor, përmirësoi pajisjet teknologjike dhe rriti trafikun dhe të ardhurat e saj.

“Projekti ka pasur efekt në dy nivele – në nivelin social dhe në nivel biznesi,” tha Stela Likmeta, koordinatore e projektit dhe gazetare në DurrësLajm. Në nivel social, theksoi ajo, “u rrit numri i aktiviteteve online, ku raportuam ngjarje për probleme të veçanta komunitare. Dhe në nivel biznesi, filluam të transmetonim programe me cilësi më të lartë.”

Qasja e tyre e dyfishtë rezultoi në rritje të audiencës dhe të të ardhurave nga reklamat, nga njëra anë, dhe rritje të ndërgjegjësimit social dhe përmirësimit të emrit, nga ana tjetër. Gjatë këtij projekti, DurrësLajm zgjeroi zonën e mbulimit edhe në fshatra, gjë që solli rritje të konsiderueshme të numrit të ndjekësve. Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe krijimit dhe administrimit të rrjeteve sociale.

“Në sajë të ndërveprimit të vazhdueshëm me audiencën kemi rritur numrin e ndjekësve në rrjetet tona sociale,” tha Likmeta, duke shtuar se media e tyre është bërë faktor në Durrës. “Kemi krijuar artikuj me ndikim në publik. Trajtimi i disa problematikave kryesore komunitare nga gazetarët tanë ka bërë të gjenden zgjidhje konkrete në një kohë shumë të shkurtër nga autoritetet vendore.”

Si rezultat i përmirësimeve teknologjike të mundësuara nga granti dhe në sajë të trajnimeve të ndryshme të organizuara nga Fondacioni Thomson, stafi i Durrës Lajm është përmirësuar nga ana profesionale duke realizuar video lajme cilësore dhe ka mësuar teknika të reja editoriale.

Tendenca pozitive u reflektua edhe tek të ardhurat nga reklama. “Është rritur interesi i bizneseve private për të reklamuar aktivitetet e tyre me anë të artikujve të sponsorizuar. Madje edhe autoritetet vendore na vijnë për botuar njoftime,” tha Likmeta.

DurrësLajm u kthye në portal online në fund të vitit 2012, pas një periudhe të mëparshme të suksesshme si gazetë shtypi që nga viti 2008 me emrin “Gazeta Dyrrah”. Mbulon kryesisht zonën e Durrësit dhe ato përreth.

Ky portal është një nga 8 mediat nga Shqipëria që janë pjesë e Projektit “Media for All”, që financohet nga qeveria britanike dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

(Link-u: https://journalift.org/sq/shqiperi-durreslajm-zeri-i-durresit/)