Një 16-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi u kap me armë zjarri në shkollë.
Sipas burimeve të policisë të miturit i është sekuestruar arma në dhomën e konviktit ku ai jetonte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.”, thotë policia





