Ditën e sotme ka folur pas seancës, Avokati i Petrit Mamajt, autori i ngjarjes makabër në Fier, i cili vrau gruan e tij me thikë buke.

Deklarata e Avokatit:

Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj. Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer.

Përshkroi krimin që ndodhi në orën 06:00. Ishin acaruar situata. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë një gjilpërë në gjumë. Këtë motiv e sqaroi edhe vetë në seancë. Kërkesa e prokurorit ishte e ligjshme. Ky krim ka indinjuar të gjitha familjen.

Ai është dhe fqinja ime. Kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjohej.

Ai ishte i përgjegjshme. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se’ ‘pse ma keni bërë gjilpërën”.

Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë.

Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten.

Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova.