Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.
Mësohet se një automjet nuk i është bindur forcave policisë në hyrje të qytetit, duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Automjeti ka goditur një efektiv policie që ndodhej me shërbim.
Në vendin e ngjarjes është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga ana e policisë në tentativë për të ndaluar mjetin.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të përplasjes së policit.
Gjendja e efektivit nuk dihet ende, ai është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.





