Presidenti i vendit Ilir Meta ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Mbledhja do të nisë në orën 16:00, dhe janë thirrur që të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e jashte Olta Xhaçka, ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA.
Në fokus të mbledhjes së sotme të Metës, do të jetë situata e tensionuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë Shefi i Stabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.





