Ministria e Jashtme e Shqipërisë edhe një herë ka shprehur mbështetjen për Ukrainën.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Ministria e Jashtme bën thirrje që Rusia të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne ripërsërisim thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.