Ndryshe nga java e kaluar, kjo e hënë e dashurisë ka nisur me një ogur të mirë për të gjitha shenjat. Astrologia Meri Shehu, në parashikimin javor ka vendosur yje të shumta në thuajse të gjitha shenjat. Planetet janë në favor të dashurisë, karrierës dhe energjisë pozitive.

Dashi – 5 yje

Kanë një javë që e fillojnë me shoqëri, dëshirë për të dalë e komunikuar dhe dashuri të mëdha e të bukura e gëzime të rëndësishme. Janë në momentin e duhur për të shijuar dhe për t’u çliruar nga energjitë negative.

Demi – 4 yje

Më në fund do besojnë te vetja dhe do rrisin kërkesat erotike dhe vetëvlerësimin. Zakonisht janë shenja që marrin çfarë t’iu dalë para sepse vlerësojnë çfarëdo iu del përpara, por tashmë do rrisin pretendimet e tyre dhe mundësinë për të kapur gjëra të rëndësishme. Do merren shumë edhe me karrierën.

Binjakët – 2 yje

Janë në një moment që do bëjnë mirë llogaritë në anën ekonomike. Do kenë shumë ide të reja dhe shpenzime. Do rrezikojnë pak më shumë se të tjerët për një ndjenjë apo joshjeje të madhe. Çfarëdo mendojnë se do i çojë përpara, do i vihen pas.

Gaforrja – 1 yll

Afërdita dhe Marsi, dy të dashurit shekullorë që janë pranë në shenjën e Bricjapit do jenë përballë Gaforreve. Ndaj do të kenë një luftë inati, nxitjeje e xhelozie dhe do provokohen. Duhet të mos shohin anën negative të marrëdhënieve të nxitura, por dashurinë e madhe se po i thërret.

Luani – 4 yje

Hëna e plotë në shenjën e tyre në datën 16 do plotësojë një dëshirë të rëndësishme, do iu japë mundësinë për të rregulluar marrëdhëniet në çift, marrëdhëniet e punës si dhe ekonomiket. Ka një situatë shumë të mirë. Mërkuri në Ujor përballë shenjës së tyre i thërret për diskutime me karakter, inteligjente dhe komunikim të këndshëm për të dalë nga rrëmuja e periudhës së shkuar.

Virgjëresha – 5 yje

Marsi dhe Afërdita ndodhen në Bricjap që është shenja e dashurisë për Virgjëreshën. Ndaj vetëm nëse nuk duan ta shohin dashurinë që po i thërret në të gjitha format e mënyrat e mundshme. Do merren shumë dhe me punë e interesat e saj. Mund të marrin nga universi diçka shumë të bukur që e meritojnë. Mos jini shumë analitikë.

Peshorja – 4 yje

E ka shumë të nevojshëm një partner në këtë periudhë. Do dalë e argëtohet, ka shumë nevojë të çlirohet nga mendimet dhe bllokimet e këqija. Janë shumë analitike dhe i shohin shumë anët e një problemi. Hyrja e Mërkurit do i ndihmojë për të komunikuar. Do e shijojnë shumë këtë javë jetën personale dhe argëtimin.

Akrepi – 5 yje

Hëna e plotë në Luan iu jep karrierë, famë, publicitet dhe Akrepët do marrin nga kjo. Mërkuri në shenjën e Ujorit do i përqendrojë më shumë në sferën familjare. Kanë plane e projekte të reja që do i bëjnë të dedikuar nga të dy anët.

Shigjetari – 5 yje

Shenjë e zjarrit dhe Hëna e plotë në Luan do iu japë mundësi maksimale për të shijuar, dashuruar, udhëtuar. Do kenë shpenzime ekonomike, por nëse e kuptojnë ku duhet të investojnë do të kenë ndihmë.

Bricjapi – 3 yje

E kanë Marsin dhe Afërditën në shenjën e tyre por iu duhet të rregullojnë shumë marrëdhënie familjare e pune. Kanë presion e trysni. Një vuajtje e vogël ekziston. Duhet të merren me çështjet ekonomike dhe jo me thashethemet.

Ujori – 4 yje

Mërkuri në shenjën e tyre iu mundëson çlirim në mendime, do shprehë emocionet e ndjenjat. Kjo është gjë shumë e mirë për këtë shenjë, e cila kur shpreh emocion, ndjenja e pasion mund të bëjë gjëra të mrekullueshme.

Peshqit – 2 yje

Iu mungon ajo çfarë kanë Ujorët, pra Mërkuri në shenjën e tyre. Ky i fundit hyn në shtëpinë e dymbëdhjetë, e cila është ajo e mbylljes, reflektimit, frikës, pamundësive për të komunikuar siç duhet dhe për të shprehur problemet e punës, që do të jenë më të mëdha në këtë periudhë. Të kenë kujdes për të mos marrë vendime.