Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë bojkotuar seancën e marrjes në pyetje të dëshmitarit Jetmir Olldashi.
Ata kanë kërkuar që të ndalohej marrja në pyetje e gazetarit, kërkesë e cila u rrëzua.
Anëtari i PS-së në komision, Arbën Pëllumbi, theksoi se gazetari Olldashi nuk mund të bëjë dot detyrën e dëshmitarit pasi rezulton i dënuar për shpifje nga gjykata e shkallës së parë në lidhje me inceneratorët.
“Dëshmitari nuk mund të dëshmojë. Në bazë të nenit 156 gërma ç, zotëria nuk mund të dëshmojë, për shkak të papajtueshmërisë me detyrën e dëshmitarit. Nuk bën dot dëshmitarin, se është i dënuar për këtë çështje, ky ka një dënim nga gjykata e shkallës së parë dhe rezulton i dënuar për këtë çështje”, tha Pëllumbi.





