Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë me intensitet më të lartë në zonë veriperëndimore ku nuk do të mungojnë as rrebeshet.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C.