Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të mos ndryshojë masën duke lënë në burg noteren Rezarta Koçi.
Ajo akuzohet për vjedhjen e rreth 2 milion eurove duke mashtruar klientët.
Koçi u arrestua pas dhjetra denoncimeve të qytetarëve, që noterja përvetësonte paratë e tyre në mënyrë të jashtëligjshme.
Noterja 40-vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarinë e saj personale.