Kryeministri Edi Rama është shprehur falenderues ndaj qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.
Kreu i qeverisë ka publikuar videon me reagimin e qytetarëve, të pyetur nëse duhet vendosur certifikatë vaksinimi në hapësira të mbyllura.
Disa qytetarë janë përgjigjur pro, ndërsa të tjerë kanë theksuar se tashmë situata epidemiologjike është më e qetë dhe se diçka e tillë nuk është e domosdoshme.
Statusi:
Faleminderit disa prej qytetarëve që opinionet e tyre për një nga pyetjet e Këshillimit Kombëtar i kanë dhënë edhe në këtë video.
345,869 ishte deri mbrëmë numri i qytetarëve që e kanë dhënë opinionin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al
Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit.