Demi

Jeni më të lumtur, kur njerëzit që doni janë të lumtur, por lumturia do të vihet në provë sot kur partneri/ja do të tregohet i/e ashpër me ju. Gjeni të mesmen e artë për të dy. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Financat do jenë në dorën tuaj, varet nga menaxhimi.

Binjakët

Bëni mirë të kaloni më shumë kohë në natyrë sot ju të dashuruarit. Nuk jeni në gjendje të kryeni sporte ekstreme, por ajri i pastër do t’ju japë freskinë e mendjes që po kërkoni. Beqarët ka shumë mundësi të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Sektori i financave do jetë i mbushur me vështirësi.

Gaforrja

Po ndiheni shumë të pavendosur sot ju që jeni në një marrëdhënie, ndaj do t’ju duhet të mbështeteni në intuitën tuaj për të bërë zgjedhjet me të cilat jeni më rehat. Beqarët duhet të jenë më të çlirët, pasi në të kundërt do mbeten vetëm. Financat do jenë delikate.

Shigjetari

Kur vjen puna për dashurinë e jetës, nuk mund ta përballoni çmimin e të qenët i paguximshëm. Jeta është shumë e shkurtër, ndaj shijojeni në çdo aspekt. Beqarët do kenë plot mundësi për njohje dhe takime. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi

Sot, ju pëlqen apo jo, do t’ju duhet të lini të shkojnë disa gjëra që ju kanë ndihmuar të ruani paqen me veten dhe njeriun e zemrës. Ky kompromis nuk është ajo që egoja ju udhëzon, por ndonjëherë gjërat janë jashtë kontrollit. Beqarët do jenë të qartë në ato që synojnë. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Do të motivoheni shumë sot nga partneri/ja që ka një ndikim të madh te ju. Njeriu u zemrës do t’ju ndihmojë të dilni prej një situate, për të cilën ndiheni jo mirë. Beqarët do jenë tepër sharmantë dhe do afrojnë pas vetes shumë persona. Me shpenzimet duhet të jeni të kujdesshëm.