Suedia njoftoi këtë të diel se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Teksa njoftoi lëvizjen, kryeministrja Magdalena Andersson tha se kjo është hera e parë që Suedia çon armatime në një vend në konflikt, që prej pushtimit sovjetik të Finlandës në vitin 1939.

“Konkluzioni im është se mënyra më e mirë për të ruajtur sigurinë tonë tani është duke mbështetur aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten kundër Rusisë”, tha Andersson.

Vendimi i Suedisë vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të blinte armë dhe do t’ia dorëzonte ato Ukrainës, hera e parë në histori që BE ndërmerr një hap të tillë.