Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy thotë se e ka parë familjen e tij vetëm një herë që kur Rusia pushtoi vendin e tij një javë më parë.

Në momentin e intervistës, me sytë që i kishte të mbushur me lot, Zelenskyy lajmërohet për sulmin e Rusisë në vendin përkujtimor të Holokaustit Babyn Yar në Kiev.

Pikërisht në atë moment, presidenti thjesht ngre supet e thotë: Kjo është Rusia!

Tani vetëm fle dhe punoj. Familjen? Jo nuk i takoj dot. I kam parë për herë të fundit para luftës. Jo i kam parë 3 ditë më parë. Ajo është Rusia, urimet e mia,”- tha ai në intervistë.