Pasi kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, fitoi zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi nga Sekretari i Përgjithshëm, i PS, Damian Gjiknuri.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri thotë se pranon humbjen dhe shkruan se do punohet që vitin tjetër të bindnin qytetarët e Shkodrës për t’i votuar. Ndërsa shtoi se pavarësissht rezultatit, Shkodra do të mbetej në vëmendjen e qeverisë.
Postimi i Plotë nga Damian Gjiknuri:
Faleminderit çdo banori të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj!
Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare!
Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Me shumë punë e reflektim, pas 1 viti do mund të bindim edhe ata që nuk na votuan dhe do të meritojmë drejtimin e punëve edhe në Bashkinë e Shkodrës!





