Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për rezultatin në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, ku kandidati i Shtëpisë se Lirisë, Bardh Spahia, është shpallur fitues në bashkinë e Shkodrës, ndërsa në 5 njësitë e tjera të qeverisjes vendore fituan kandidatë të PS-së.
Sipas Berishës, Lulzim Basha është demokrati i vetëm në Shqipëri që nuk mendon që ka humbur.
“Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira në 30 vjet pasi PD u përball në këto zgjedhje kudo jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën që sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që mendon se nuk ka humbur. Ai po shpall çdo humbje si jo humbje. Këto zgjedhje,janë kushtrimi më i rëndësishëm për çdo demokrat. Populli votoi opozitën e vërtetë. Të vazhdojmë që fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë“,- tha Berisha.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët nëse do të hyjë në selinë e PD-së në ditët në vijim ai u shpreh:
“Në ditët ne vijim do të njiheni me çdo lëvizje”.





