Është mbyllur votimi në parlament sa i përket raportit të opozitës mbi incerenatorët.
Komisioni Hetimor i ngritur me kryetare Jorida Tabakun, nxorri dy raporte të ndryshme mbi çështjen e inceneratorëve.
Ndërsa aktualisht raporti i opozitës është rrëzuar në në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos marrë votat e duhura pro.
Madje në shifrat e dhëna, vihet re se shumica e opozitës, nuk e ka votuar raportin e nxjerrë nga Jorida Tabaku.
Në votim morën pjesë 115 deputetë dhe nga kjo pjesëmarrje rezultati ishte si më poshtë:
Pro raportit të nxjerrë nga opozita: 27 deputetë
Kundër raportit të opozitës: 84 deputetë
Fletë të pavlefshme: 4
Nga këto shifra, dalim në përfundimin se ky raport nuk është votuar as nga vetë deputetët e opozitës.
Si rrjedhojë Kuvendi ka miratuar raportin e paraqitur nga deputetët e mazhorancës që ishin pjesë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Çështja e inceneratorëve, u përcaktua nga deputetët e opozitës si “afera më e madhe korruptive” ku sipas tyre ishin përfshirë ish ministra, ministra aktualë dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Gjatë zhvillimit të seancave të këtij komisioni janë thirrur për të dëshmuar, kryebashkiakë bashkish, këshilltarë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj dhe deri tek kryeministri Edi Rama.
Pavarësisht nëse ky raport votohet apo jo, Tabaku ka deklaruar më herët në deklaratat e saj se gjetjet e kryera gjatë komisionit hetimor do t’i paraqiteshin Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për veprime të mëtejshme hetimore.





