Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayip Erdogan në forumin diplomatik të Antalias.

Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”, shkruan Rama në “Facebook”.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.