Ditën e sotme në orën 11:00 do të mblidhet në selinë e Partisë Demokratike grupi parlamentar. Mbledhja është thirrur nga Lulzim Basha për të diskutuar mbi situatën e krijuar pasi në zgjedhjet e 6 marsit PD-ja doli forcë e tretë.
Kundër Bashës kanë dalë disa deputetë, përfshi edhe dy nënkryetarët e dorëhequr Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma. Këta të fundit i kanë kërkuar Bashës publikisht dorëheqjen pasi e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhjet e pjesshme.
Ndërkohë Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për media disa ditë më parë bëri thirrje për reflektim dhe analizë të shkaqeve të humbjes.





