Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të ofruar gjithçka me qëllim zgjidhjen e situatës brenda Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e pjesshme nuk fitoi asnjë bashki.

Ne një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar që zgjati mbi 6 orë Basha u shpreh se të gjithë demokratët i përbashkon vendosmëria për të qenë të bashkuar. Ai u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi të, ndaj tha se është në dispozicion për të zgjidhur këtë situatë në të gjitha format.

Grupi i PD ka bërë një diskutim të gjatë, për gjendjen ku ndodhet PD. Kam konstatuar se na përbashkon ajo që ju thashë vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar PD. Përgjegjësia bie mbi mua dhe sot ndava vëninë time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat që ndihmojnë përbashkimin e PD dhe ecjen e PD përpara”, u shpreh Basha.