Kreu i PD për degën e Durrësit, Luan Hoti gjatë mbledhjes së kryetarëve, ku i pranishëm ka qenë edhe kryedemokrati Lulzim Basha, tha se dorëheqja e këtij të fundit nga posti që mban nuk ishte zgjidhja për t’i dhënë fund krizës që ka kapluar PD-në.
Ndërsa tha se në zgjedhje demokratët kishin ndëshkuar të dyja kampet, ai theksoi se zgjidhja e vetme ishte bashkimi, por pa zhvilluar zgjedhje të paktën brenda një viti.
Luan Hoti, kryetar i PD dega Durrës:
Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë.
Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi.
Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demokratët, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve. Cila eshte zgjidhja? A eshte zgjidhja largimi i kryetarit?
Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojmë. Duhet bashkim.
Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht.





