Autoritetet spanjolle kanë bllokuar një jaht në portin e Barcelonës, që është në pronësi të një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.
“Ne konsfiskuam një jaht që i përket një prej oligarkëve rusë. Po flasim për një jaht që kap vlerën e 140 milionë Dollarëve”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në televizionin “La Sexta”. Sanchez paralajmëroi se do të ketë më shumë konfiskime në të ardhmen.
Superjahti 85 metra i gjatë i quajtur “Valerie” i përket Sergei Chemezov, një ish-oficer i Shërbimit Sekret të Bashkimit Sovjetik. Chemezov deklaron se Rusia, do të dalë “fitimtare” pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Vendet perëndimore kanë sanksionuar miliarderët rusë. Ato kanë ngrirë asetet shtetërore dhe kanë shkëputur pjesën më të madhe të sektorit të korporatave rus nga ekonomia globale në një përpjekje për të detyruar presidentin rus Vladimir Putin të ndryshojë kursin pas sulmit ushtarak të Ukrainës më 24 Shkurt.
Jahti ishte ankoruar në Barcelonë që nga 9 shkurti dhe ndodhej për riparim në kantierin detar të saj.





