Zelensky hedh poshtë modelin austriak dhe suedez të neutralitetit

Ukraina kundërshton idenë e një modeli austriak ose suedez të neutralitetit të vendit dhe kërkon garanci sigurie.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Zelensky.

Kryenegociatori i Rusisë në bisedimet me Ukrainën tha se palët po diskutojnë një kompromis të mundshëm, sipas të cilit Ukraina në të ardhmen do të ketë një ushtri më të vogël dhe të paangazhuar.

“Një gamë e gjërë çështjesh që lidhen me madhësinë e ushtrisë së Ukrainës po diskutohen,” tha të mërkurën negociatori rus Vladimir Medinsky, sipas agjencive ruse të lajmeve. “Ukraina po propozon një opsion austriak ose suedez të një shteti neutral, por një shtet që ka ushtrinë dhe marinën e vet”.